07:34 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

6 shenjat që tregojnë se nuk përputheni në shtrat

Në momentin kur dy njerëz arrijnë ekuilibrin delikat fizik dhe emocional mund të thuhet se po jetojnë një marrëdhënie të shëndetshme. Mund të kuptoheni shumë mirë, por në mungesë të tërheqejs fizike do të mbeteshit thjesht shokë, ashtu si mund të tërhiqeni fizikisht, por të mos përputheni në asnjë aspekt tjetër, gjendje e cila nuk ju premton një lidhje afatgjatë. Ne më poshtë mbledh të gjitha shenjat që do t’ju bëjnë të kuptoni nëse jeni të përputhshëm seksualisht me një person.

1. Seksi nuk është më spontan, ju nuk e joshni njëri-tjetrin dhe e shihni seksin si detyrim.
2. Keni rënë pre e monotonisë dhe nuk provoni më pozicione të reja.
3. Nuk përfshiheni plotësisht në marrëdhënien seksuale dhe shpërqëndroheni nga gjëra të tjera si për shembull televizori ndezur, apo celulari.
4. Kryeni marrëdhënie seksuale vetëm me raste, pse jo dhe me grafik dhe e shihni si një kusht që duhet plotësuar në marrëdhënien tuaj.
5.Asnjëherë nuk kërkoni seks në të njëjtën kohë.
6. Më shumë do të preferonit të kënaqnit veten sesa të përfshiheshit në një akt seksual.