75 Mall Live Search
20:12 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / OSH

6 shtetas grekë vriten në Ukrainë – vjen reagimi i kryeministrit Mitsotakis

Të paktën 6 shtetas grekë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në Ukrainë.

Greqia ka thirrur ambasadorin e Rusisë në ministrinë e saj të jashtme, pasi u tha se gjashtë shtetas grekë ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë Mariupol në Ukrainë.

Ministria e Jashtme greke tha se bombardimi ndodhi në periferi të fshatrave Sartana dhe Bugas dhe një nga të plagosurit ishte një fëmijë, sipas Reuters.

“Vdekja e shtetasve tanë krijon pikëllim dhe zemërim për këtë sulm të papranueshëm rus kundër civilëve”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.