16:16 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / AR

6 sinjale në shtrat që ju bëjnë të kuptoni që diçka s’shkon me lidhjen tuaj

1. Nuk vlerëson dhe kujdeset për nevojat e tua

Nëse një njeri është egoist në përgjithësi, padyshim që ky tipar do t’i shfaqet edhe në shtrat. Ai mendon vetëm për veten dhe është i fokusuar tek kënaqësia personale, pa menduar nëse ti po kalon mirë apo jo. Ka diçka që s’shkon.

2. Nuk shiheni kurrë në sy kur flisni

Seksi është akti më intim, por çfarë e bën edhe më të ndjeshëm si çast është kontakti sy më sy. Sytë e mbyllur gjatë seksit krijojnë një largësi dhe ftohje mes jush dhe partnerit, që mund t’i ketë fillesat jashtë shtratit. 

3. Nuk ka puthje

Ok, jo të gjithë janë fansa të puthjeve gjatë seksit. Por, nëse njeriu me të cilin ti fle nuk të puth, kjo është një shenjë që ai refuzon të tregojë tërheqjen apo përzemërsinë ndaj jush.

4. Edhe përkëdheljet mungojnë

Seksi pa ledhatime, përkëdhelje dhe përkujdesje tingëllon më i akullt nga ç’duhet. Kjo tregon se diçka emocionale i mungon raportit tuaj dhe duhet ta zbuloni para se të jetë vonë.

5. Ju bëjnë presion për të bërë gjëra që s’ju pëlqejnë

Një partner që ka ndjesi për ju nuk do të donte kurrë të dilnit jashtë vetes për të. Nëse ai do të performoni në një formë që thjesht s’jeni komodë, ka diçka që s’shkon me të, jo me ju.

6. Nuk flisni kurrë për seksin dhe dëshirat që keni 

Duke komunikuar ju mbani gjallë dëshirën seksuale për njëri-tjetrin. E kundërta do t’ju rrezikonte ndjeshëm marrëdhënien. Nëse mungesa e komunikimit në shtrat bëhet e vazhdueshme, është një shenjë.