75 Mall Live Search
19:45 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

6 të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.

Një automjet, i llojit Pick-up ka përfunduar jashtë rrugës, si pasojë e një aksidenti.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh- Lipjan.

Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, ka dhënë detaje në lidhje me rastin për IndeksOnline.

“Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin me po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Pamje nga vendi i ngjarjes: