6 të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Si pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor. Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura”, tha Zahiti./Indeksonline/