6 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19
IKSHPK-ja sapo ka publikuar rastet e fundit të personave të prekur me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Numri total i vdekjeve nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 720 raste./IndeksOnline/

