6 vetura aksidentohen në Komoran, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë, Daut Hoxha, ku njoftoi se 6 vetura janë përfshirë në aksident ndërsa ka bërë të ditur se ka edhe të lënduar.
“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës.
Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.”, ka thënë Hoxha.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/