6 vjeçari me paratë e fundit dërgon në spital pulën e lënduar, nderohet me çmim për veprimin
Një djalë gjashtëvjeçar është bërë hit në internet për arsyen më të lezetshme që do të lexoni sot në internet, transmeton Indeksonline.
Derek C Lalchhanhima, nga Mizoram, bëri një veprim human, kur dërgoi në spital një pulë të lënduar pasi aksidentalisht vrapoi mbi të.
Mënyra se si Derek tregoi ndjeshmëri dhe pafajësinë ndaj kafshës po bën bujë në internet.

“Mizoram, një djalë 6 vjeçar indian, pasi gabimisht vrapoi mbi pulat e fqinjëve të tij, mori të gjitha paratë që kishte në xhep dhe nxitoi në spital”, thuhet në një postim në Twitter.
E për gjestin e tij, djali i vogël është nderuar edhe me një çmim nga shkolla e tij./Indeksonline/
