75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 21 Tetor 2025 / MSH

60 hetues ende në kërkim të të dyshuarve për grabitjen në Muzeun e Luvrit

Gjashtëdhjetë hetues janë ende në kërkim të katër të dyshuarve që ikën me bizhuteri “të paçmuara” në grabitjen në Luvër. 

Hetuesit nga njësia e specializuar BRB po kërkojnë të dyshuarit, ndërsa ADN-ja e mundshme në sendet e lëna nga hajdutët mund të ndihmojë në përparimin e hetimit.

Hetuesit kanë gjetur një helmetë motoçiklete që i përkiste njërit prej të dyshuarve, një dorezë në një vinç me kosh (platformë pune ajrore), së bashku me një helmetë dhe çelësa, sipas informacionit të marrë nga gazeta Le Parisien.

Një nga pistat e hetuara nga BRB-ja është një vinç me kosh që thuhet se i është vjedhur pronarit të saj, me seli në komunën e Luvrit në veri të Val-d’Oise, i cili e kishte nxjerrë në shitje në faqen franceze të rishitjes “Leboncoin”.

Blerësit e supozuar dyshohet se e sulmuan pronarin dhe ikën me vinçin pa paguar. Ai paraqiti një ankesë për vjedhjen më 10 tetor, raportoi Le Figaro.

Të dyshuarit vodhën Galertinë e Apolonit (Galerie d’Apollon) në Muzeun ikonik të Luvrit të dielën në më pak se shtatë minuta.

Ata përdorën platformën ajrore për të arritur në një ballkon pranë lumit Sena, ku dy nga hajdutët hynë në galeri duke prerë dritaren me mjete elektrike.

Ata vodhën “tetë objekte me vlerë të paçmuar trashëgimie”, sipas Ministrisë së Kulturës, por u ka rënë kurora e Perandoreshës Eugenie, e cila është dëmtuar gjatë rrugës së arratisjes.