75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

60 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

Spitali i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 janë shëruar 2 pacientë, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa  aktualisht po trajtohen 60 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 41 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje të trija të gjinisë femërore.

207 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,277 analiza, ndërsa janë kryer 4 Operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 114 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 79 Rëntgena, 23 EHO dhe 11 CT-ja.