60 – përqindshi i zgjedhjeve lokale nis turnin elektoral në fshatrat e Istogut
Kryetari i Istogut nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati ka nis turnin elektoral nëpër fshatrat e Istogut.
Ferati po kërkon votë ‘derë me derë’ për kandidatët e LDK-së për deputet nga kjo komunë, raporton IndeksOnline.
“Sonte, bashkë me kandidatët tanë për deputetë, në Uçë, Zallq dhe Dubravë, në nëndegët tona, u takuam me strukturat dhe banorët e këtyre fshatrave”, ka shkruar Ferati.
Sipas tij, sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet Lidhja Demokratike.
Kujtojmë që Ilir Ferati është rizgjedh kryetar i Komunës së Istogut në zgjedhjet lokale të 12 tetorit duke fituar mbi 60 % të votave qysh në raundin e parë. /IndekOnline/
Postimi i plotë i tij:

