10:17 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Rita Ora tregon sekretet e fotografisë perfekte

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka treguar për të gjithë se çfarë pune bëhet për të realizuar fotografinë ideale.

Qindra drita në fytyrë dhe një aparat i fokusuar tek ajo, sjellin pastërtinë dhe qartësinë e imazhit. Këtë e ka treguar vetë artistja me anë të një postimi në “Instagram”.

Ajo shfaqet në një restorant e rrethuar nga miqtë, të cilët kanë hapur dritat e celularëve dhe ia kanë drejtuar në fytyrë. Imazhet i ka realizuar në Singapor, ku ka shkuar për koncert.