13:32 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Nusja martohet katër ditë pasi zbulon se ka kancer

Një nuse, e cila u diagnostifikua me kancer katër ditë para dasmës së saj, vendosi që të vazhdojë ëndrrën e saj për t’u martuar.

27 vjeçarja, Ashley Heil veshi fustanin e saj të bardhë dhe qëndroi pranë njeriut që ajo dashuroi më së shumti në jetë.

Më pak se një javë para martesës së saj me Ben Scheirer, 29 vjeçar, mjekët gjetën një tumor 6.5cm në veshkën e Ashley-t, transmeton Indeksonline.

Miqtë dhe familja e këshilluan atë të shtynte martesën, por ajo ishte e vendosur për këtë gjë.

“Unë jam e lumtur që e kam bërë këtë dhe u martova me njeriun e ëndrrave të mia. Kur sëmureni keni dy opsione. Ju mund të jeni optimist dhe të bëni më të mirën, ose të jeni të pakënaqur dhe ta bëni të vështirë për ju dhe të gjithë ata rreth jush”, tha ajo.

Pas martesës ajo u shtri në spital, dhe burri i saj kaloi çdo natë pranë bashkëshortes./Indeksonline/