21:00 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

61% e amerikanëve mendojnë që është herët rifillimi i ekonomisë

Disa vende të ndryshme amerikane kanë njoftuar që në javët në vazhdim presin që të lirojnë ngadalë masat për rifillimin e bizneseve.

Mirëpo edhe pse shteti po jep dritën e gjelbër për rifillimin e këtyre bizneseve shumë amerikanë mendojnë se liderët politikë janë duke i hequr shumë shpejt masat, transmeton IndeksOnline.

Një sondazh i fundit tregoi që 61% e amerikanëve mendojnë që vendi nuk është i gatshëm që të largoj ndalimin.

Ky opinon i amerikanëve po besohet që ka ardhë pasi që frika nga infektimi është ende e pranishme./IndeksOnline/.