19:15 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

61 mjekë italianë vdiqën pas kontraktimit me koronavirus, 40 vetëm në Lombardi

Në Itali, 61 mjekë kanë vdekur pas kontraktimit të koronavirusit, konfirmoi të hënën Shoqata Italiane e Mjekëve.

Një total prej 8,358 punonjës shëndetësor kanë testuar pozitivë për virusin, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Italian, transmeton Indeksonline.

Nga 61 të vdekur, 40 ishin duke punuar në rajonin më të goditur, nga Lombardia.

Federata Kombëtare e Kirurgëve dhe Stomatologëve të Italisë lëshoi ​​të dielën një listë me emrat e mjekëve të vdekur së bashku me një sulm shpërthyes për mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e mjekësisë.

“Të vdekurit nuk bëjnë zhurmë. Megjithatë, emrat e miqve tanë të vdekur, kolegëve tanë, të vënë këtu në të zezë dhe të bardhë, bëjnë një zhurmë shurdhuese, “tha presidenti i shoqatës, Filippo Anelli, në një deklaratë të raportuar nga The Independent.

Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë me 10.779 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins./Indeksonline