61 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se aktualisht brenda tij janë duke u trajtuar 61 pacientë me Covid-19 e prej tyre 42 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga ta 8 janë në gjendje më të rëndë.
4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
3025 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,432 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.