62 aksidente gjatë 24 orëve, në Kosovë
Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku në komunikacionin rrugor.
Sipas Policisë së Kosovës, nga këto aksidente 30 përfunduan me të lënduar, transmeton Indeksonline.
Për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, policia gjithsej ka shqiptuar 1.301 tiketa trafiku. Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 26 persona si të dyshuar, ku në mbajtje janë 16, kurse 4 në vuajtje dënimi./Indeksonline/
(FOTO ILUSTRIM)