62 aksidente brenda 24- orëve në Kosovë, 3 me fatalitet
Gjatë 24- orëve, në Kosovë, kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente ku 3 nga t kanë përfunduar me fatalitet, 18 prej tyre më të lënduar, ndërsa, 41 pa të lënduar.
Ndërsa për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 1.329 tiketa trafiku, shkruan Indeksonline.
Derisa në ditën e djeshme, 12 persona janë arrestuar, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje dënimi./Indeksonline/
