08:19 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

62 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente trafiku.

Prej tyre, 45 janë pa të lënduar, ndërsa 17 janë me të lënduar.

Fatkeqësisht, një aksident është fatal, transmeton Indeksonline.

Sa i përket tiketave të shqiptuara në trafik janë gjithsej 939 tiketa.

Ndërsa, janë 22 arrestime, prej tyre 17 në mbajtje./Indeksonline/