62% të votave të numëruara, ky kandidat po e fiton Deçanin pa balotazh

Po vazhdon numërimi i votave për kryetar të komunave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga numërimi i 62% të votave, kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj po prin bindshëm duke shkuar drejt fitores pa balotazh me 51.27 (4846 vota), raporton IndeksOnline.
Pas tij, në vend të dytë renditet kandidati i LDK-së, Jeton Mushkolaj me 20.99% (1984 vota).
Natyra Kuçi e PSD-së, renditet e treta me 12.55% ()1186 vota). /IndeksOnline/
