11:31 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

62 vjet bashkë, vdiqën 60 minuta larg njëri-tjetrit

Tom dhe Delma Ledbetter, nga Teksasi, ishin njohur nga një shoku i përbashkët kur ishin fare të rinj.

Ata u lidhën dhe u martuan shumë shpejt, pak javë pasi u njohën. Por pavarësisht kësaj, lidhja e tyre vazhdoi 62 vjet të tjera.

Kur gruaja u sëmur në pleqëri, familja e çoi në një azil ku mund të kujdeseshin për të. Burri i saj, Tomi, u sëmurë rëndë vetëm pak ditë më vonë.

Familjarët e çuan tek i njëjti azil dhe ua vunë shtretërit pranë njëritjetrit. Deri në çastet e fundit ata i mbajtën dorën-njëri-tjetrit, dhe nipërit e fotografuan atë çast. Të dy vdiqën vetëm 60 minuta larg njëritjetrit.