63 viktima për 24 orë nga koronavirusi në Iran

Irani ka raportuar sot 63 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, numri më i lartë i një dite që nga njoftimi i vdekjeve të para nga shpërthimi i pandemisë.
Në përpjekjet për të luftuar sëmundjen, zjarrfikësit në kryeqytetin e Teheranit, ku ishte edhe numri më i lartë i rasteve të reja, 256, u vendosën këtë mëngjes për të spërkatur dhe dezinfektuar rrugët e qytetit.
Ministria e Shëndetësisë në Iran tha se vdekjen janë midis rreth 9 mijë rasteve të konfirmuara në Iran, ku virusi është përhapur në të gjitha krahinat e vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianoush Jahanpour në një konferencë për shtyp tha:
Bazuar në rezultatet e reja të laboratorit, ne kemi identifikuar 958 raste të reja të konfirmuara të infeksionit COVID-19 në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 9.000. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit, ne kemi pasur raporte për 63 vdekje dhe gjithsej numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi është 354.