08:38 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

63-vjeçari e kanos përmes telefonit një person në Mitrovicë

Në orët e mbrëmjes së datës 17 gusht 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’.

Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.