637 raste të reja me Covid-19, 104 të shëruar

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK-së dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.712 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 637 raste pozitive. Brenda 24-orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 24.792 raste nga 108.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 768 raste të vdekjes.
Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 16.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798.
Rastet pozitive janë nga Prishtina 324 raste, Gjilani 66 raste, Ferizaj 50 raste, Fushë-Kosova 43 raste, Mitrovica 25 raste, Podujeva 22 raste, Vushtrria 20 raste, Lipjani 15 raste, Prizren 12 raste, Obiliqi 8 raste, Kamenica 6 raste, Pejë 6 raste, Suhareka 6 raste, Rahoveci 5 raste, Shtimja 5 raste, Vitia 4 raste, Drenasi 3 raste, Gjakova 3, Kaçaniku 3, Malisheva 3, Hani i Elezit 2 dhe me nga një rast komunat: Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj.
Mbulo gojën dhe hundët me maskë!
Mbaje higjienën!
Respekto distancën!