64 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi 64-vjeçar mbrëmë te parku i qytetit në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku përgjegjës.
Kurse, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.