65 aksidente trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 65 aksidente trafiku.
Sipas raportit ditor:
23 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar,
Ndërsa 42 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të veprimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion, policia ka marrë masa ndaj pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e trafikut, duke shqiptuar 2,228 gjoba kundërvajtëse.
Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve./IndeksOnline/