21:24 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

65 persona të vdekur nga temperaturat e larta, njerëzit nuk ndërpresin agjërimin

Temperaturat tejet të larta, kanë vrarë të paktën 65 persona në vetëm tre ditë në Karaçi, Pakistan. Ato arritën 44 gradë të hënën, njoftojnë mediat lokale.

Situata u përkeqësua si shkak i ndërprerjeve të energjisë në gjithë vendin dhe agjërimit të vazhdueshëm në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit shumë myslimanë nuk hanë dhe nuk pinë për orë të tëra.

Vala e nxehtësisë ka arritur edhe në Indinë qendrore dhe veriore.

Temperaturat pritet të mbesin të larta deri në ardhjen e shirave të cilat parashikohet të vijnë në fillim të qershorit në jug të Indisë për të vazhduar në veri gjatë gjithë muajit, që përkojnë me fundin e Ramazanit më 14 qershor.