65-vjeçari që vrau dy vëllezërit Abazi në Podujevë, ende në arrati

Janë bërë 4 ditë që kur ndodhi tragjedia në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.
Një 65- vjeçar, qëlloi për vdekje dy vëllëzërit S.Abazi dhe M.Abazi për të ikur pastaj nga vendi i ngjarjes.
Dyshimet e para janë që ngjarja tragjike ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth shfrytëzimit të një toke, e cila besohet se nuk është në pronësi të asnjërës familje, por e një serbi, i cili që nga paslufta nuk jeton aty.
Policia është në kërkim të 65- vjeçarit, i cili vrau dy bashkëfshatarët e tij para pak ditësh. Për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar, Policia e Kosovës ka thënë se nuk kanë ndonjë informatë që do të mund ta ndanin lidhur me këtë rast.
IndeksOnline, ka provuar të merrte një prononcim edhe nga Prokuroria e Shtetit lidhur me këtë rast, /IndeksOnline/