20:28 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

65 vjeçarja nga Prekazi tregon për takimin e fundit që kishte me Adem Jasharin

23 vjet më parë mbi Prekaz, s’do të mund të fluturonte as edhe një zog, e lëre më një dron. Prekazi, vendi ku historia ndryshoi rrënjësisht. Dëshimtarë të paktë po mbesin dita ditës, që rrëfejnë mbi sulmin në familjen Jashari por edhe kushërinjtë e tyre në Prekaz.

Është nëna Sevdije Jashari, që rrëfen për atë se çfarë ndodhi 23 vjet më parë. Ajo nga afër kishte parë gjithë rezistencën që po bënin familja Jashari me një polici e ushtri të tërë të Serbisë, që kishin zbarkuar në Prekaz në marsin e vitit 1998.

65-vjeçarja nga Prekazi tregon për takimin e fundit që kishte me Adem Jasharin.