17:02 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

66 mijë euro për një episod, këta janë aktorët më të paguar turq

Të bësh llogaritë e të tjerëve duket argëtuese, por kur është fjala për aktorët e preferuar është edhe më emocionuese.

Ja sa para fitojnë yjet e Turqisë!

Gjithmonë janë vënë në dyshim të dhënat rreth pagesave të aktorëve pasi nuk janë nga burime zyrtare.

Aktorja e “Hercai”, Ebru Şahin dhe Akın Akınözü falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë Euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë Euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.

Taner Ölmez, i cili luan rol kryesor në serialin “Mucize Doktor”, paguhet rreth 5 mijë Euro në një episod. Megjithatë, ky është vetëm projekti i parë i këtyre përmasave për aktorin e ri të talentuar.

Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të showbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Şampiyon” aktori paguhet rreth 9 mijë Euro.

Burçin Terzioğlu pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë Eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme.

Engin Akyürek mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod në serialin “Kara Para Aşk” ka shkuar rreth 27 mijë Euro.

Engin Altan Düzyatan i njohur për rolin e “Ertugrul” është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi. Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë Euro për një episod, shkruan tvklan.al.

Themeluesi i Perandorisë Osmane, Burak Özçivit, në rolin e Osmanit, paguhet më shumë se 40 mijë Euro për një episod. Aktori nuk është i dashur vetëm për publikun turk, por edhe jashtë, çka ka bërë që producenti Mehmet Bozdağ të nënshkruajë një kontratë për 5 vitet e ardhshme me të.Në xhirimet e Osman pagesa e lartë është e justifikueshme për shkak të vështirësive fizike në skena të ndryshme.

Çagatay Ulusoy (Sarp në serialin “I infiltruari”) paguhet më shumë se 66 mijë euro për një episod të serialit “The Protector” të “Netflix”. Aktualisht është aktori më i paguar me një shumë fenomenale prej 2,6 milionë eurosh për katër sezonet e serialit.