09:10 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

66 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

3 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit nga Covidi-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covidin-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në respirator, 47 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

19 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, të gjitha të gjinisë femërore.

213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.331 analiza.
Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 142 shërbime radiologjike dhe prej tyre 102 rëntgen, 27 EHO dhe 13 CT-ja.