665 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit, në Pejë
665 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 67 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
7 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 5 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 7 foshnja dhe sa i përket gjinisë 4 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 404 pacientë që në total janë 4,788 sosh.
Ndërsa 12 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Indeksonline/