Një tjetër performancë fantastike, Rita Ora ‘kall’ Poloninë
Koncertin e radhës ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora e ka mbajtur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.
28 vjeçarja ka dhuruar një prej perfomrancave më ta mira atje teksa u mirëprit nga një numër i madh i adhuruesve që kishin dal ta përcillnin nga afër, shkruan Indeksonline.

Rita ka publikuar disa imazhe nga atje në llogarinë e saj në Instagram derisa ajo ka shkëlqyer si me performancën ashtu edhe me veshjen e saj përherë unike.

“Publiku me i miri ndonjëherë! Një mënyrë e mirë për të filluar koncertet verore” ka shkruar Rita.

Kujtojmë që Rita është duke e promovuar albumin e saj më të ri ‘Phoenix’ ndërsa së fundi publikoj ‘Ritual’ në bashkëpunimin me Dj Tiesto dhe Jonas Blue./Indeksonline/


