67 ankesa deri tashti në PZAP, kjo parti dërgoi më shumë
Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në orën 10:00 të ditës së sotme.
Deri tashti në këtë institucion janë paraqitur 67 apele, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it.
Sipas dokumentit, Valon Ramadani, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një ankesë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar 14 ankesa, shkruan Indeksonline.
Ndërsa koalicioni, i cili pretendon se i ka mbi 5% të votave, NISMA-AKR-PD ka dërguar në PZAP dy ankesa.
E më së shumti, sipas dokumentit, ankesa ka dërguar partia Samostalna Liberalna Stranka- SLS, gjithsej 42 ankesa./Indeksonline/
