75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Trajtohen 67 pacientë me koronavirusin, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës  aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me Covid-19.

Prej tyre 56 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, transmeton IndeksOnline.

Raporti 24 orësh:

• Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 334 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 4.116 sosh.

• 5 operacione janë kryer gjatë 24– orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

• Numri i lindjeve gjatë 24- orëve të fundit ka qenë 5 dhe kanë lindur 5 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

• Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta, 26 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

• 91 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme: 45 rëntgen, 31 EHO dhe 15 CT.

Aktualisht po trajtohen 67 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 56 pacientë janë në Oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë.