08:43 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

676 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore brenda 48-orëve, në Spitalin e Pejës

676 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 52 nga këta pacientë janë të shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

15 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 10 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 15 foshnja dhe sa i përket gjinisë 8 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 437 pacientë që në total janë bërë 5,199 analiza.
18 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./Indeksonline