75 Mall Live Search
07:34 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

6,818 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Ndërsa brenda 24 orëve 5 persona ndërruan jetë si pasojë e infektimit me Covid19.