75 Mall Live Search
19:04 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / LB

69 vjeçari nga Klina zhduket që 11 ditë, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

69 vjeçari Kadri Gashi nga Sferka e Klinës është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi tash e njëmbëdhjetë ditë nuk është kthyer në shtëpi.

Nipi i tij ka thënë se 69-vjeçari kishte shkuar për një vizitë mjekësore në Pejë me autobus të mërkurën e 15 dhjetorit, por që nuk u kthye më.

“Të mërkurën, më 15 dhjetor, u shku në drejtim të Pejës te mjeku. Dikur kah mesi i ditës u pa te emergjenca në Pejë. E prej atëherë jo”, ka thënë ai.

Sipas familjarëve 69-vjeçari kishte probleme me kujtesën.

Ata thanë se për rastin janë lajmëruar edhe policia e Pejës dhe Gjakovës, por që deri tash nuk kanë dhënë diçka definitive.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Kadri Gashit, prandaj nëse e keni parë diku këtë person apo dini diçka për të mund të kontaktoni në numrin: 044 905 567.