75 Mall Live Search
15:22 / E Martë, 18 Tetor 2022 / LB

69-vjeçari nga Suhareka triumfon në Detroit Marathon 2022

Elmi Gegaj nga Suhareka nuk hoqi dorë nga sporti edhe pas pensionimit. Së fundmi, ai ka triumfuar në Detroit Marathon 2022.

Ai tha se pritja atje ishte madhështore. Që nga viti 1999, 69-vjeçari ka qenë pjesë aktive, duke marrë pjesë në më shumë se 45 maratona në vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe SHBA-të.

Ai është gjithashtu edhe nënkampion Ballkanik në 1800 metra, në garat Ballkanike në Korçë.