75 Mall Live Search
21:16 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Moderatori i tha ‘Rama ik’, kryeministri çohet dhe largohet nga emisioni

Sokol Balla i tha ‘Rama ik’, kryeministri çohet dhe largohet nga emisioni

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë i ftuar special në emisionin “Real Story” i cili u zhvendos në Vlorë duke qenë se atje dje Rama mbylli fushatën elektorale.

Për shkak të axhendës së tij, Ramës i duhej të largohej, por u çua nga karrigia përpara se Sokol Balla të bënte mbylljen e emisionit. 

Moderatori e kapi prej krahu kryeministrin dhe e uli sërish në karrige dhe i kërkoi të rrinte edhe pak sekonda. Më pas i tha: “Rama ik pra”.

“Hajde, ika”, tha kryeministri dhe u largua duke shkaktuar të qeshura.

Këtë moment nga emisioni e publikoi edhe vetë Rama në rrjete sociale dhe mund ta ndiqni më poshtë.