11:19 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

7.2 milionë deklarata të shkarkuara përmes E-deklarimit

Administrata Tatimore e Kosovës, në vitin 2011 ka lancuar projektin me të madh elektronik të quajtur E-Deklarimi, kjo platform fillimisht ka qenë në dispozicion për bizneset që janë të kategorizuara në Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ndërsa për pjesën tjetër të tatimpaguesve mundësi e përdorimit të EDI-t ka qenë nga fillimi i vitit 2012.

Deklarimi elektronik –EDI,  është mënyrë moderne (e avancuar), e shpejtë dhe e thjeshtë për të deklaruar tatimin.

Ky sistem mundëson dhe  krijon një llogari online të tatimpagueseve me ATK-në, ku mund të plotësohen dhe deklarohen: deklarimin dhe pagesën e të gjitha Tatimeve dhe Kontributeve Pensionale, gjenerimin e fletëpagesës për borxhet e pashlyera që nga viti 2011, pasqyra mbi gjendjen e tatimpaguesit që nga viti 2011, gjenerimin e Vërtetimit Tatimor për biznese, raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, caktimin e personit të autorizuar, ndryshimin e profilit dhe fjalëkalimit, kontrollimin e historisë dhe bilancit tatimor, kërkesë për ndihmë, etj.

ATK njofton se që nga lancimi i kësaj platforme elektronike e deri me tani, numri i deklaratave të shkarkuara është 7.2 milion.

Administrata Tatimore e Kosovës në prioritet ka ofrimin e shërbimeve profesionale dhe transparente, duke ndjekur praktikat më të mira të administratave tatimore moderne të vendeve të zhvilluara.

Temat: