75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

7 alpinistë vdiqën brenda javës në Everest

Alpinistët vdiqën nga lodhja e madhe, derisa po përpiqeshin të zbrisnin malin

Tre alpinistë vdiqën në malin Everest, duke e çuar në 7 numrin total të të vdekurve brenda një jave, që do të thotë më shumë se numri i vdekjeve gjatë gjithë vitit të kaluar.

Ata vdiqën nga lodhja e madhe, derisa po përpiqeshin të zbrisnin malin. Në Everest ka një rekord personash që duan të ngjisin malin, pavarësisht thirrjeve për të kufizuar numrin e lejeve të ngjitjes.

Nepali ka lëshuar 381 leje që kushtojnë 11.000 dollarë secila për sezonin e ngjitjes në pranverë në kulmin më të lartë të botës. Dy alpinistë indianë, Kalpana Das, 52 vjeç dhe Nihal Bagwan, 27 vjeç vdiqën në mal të enjten.
Organizatori i turneut Keshav Paudel i tha agjencisë së lajmeve AFP se Bagwan kishte ngecur në trafikun e njerëzve për më shumë se 12 orë dhe ishte rraskapitur.

Ndërsa, një tjetër alpinist, 65-vjeç, vdiq në anën veriore të Tibetit në mal. Një indian dhe një amerikan humbën jetën në mal të mërkurën, ndërsa një profesor irlandez, Séamus Lawless, është shpallur i vdekur pasi u rrëzua më 16 maj. Pesë persona janë raportuar të vdekur në Everest dhe një në Lhotse sezonin e pranverës së vitit të kaluar.

Numri i njerëzve që ngjiten në Everest në vitin 2019 mund të kalojë rekordin e vitit të kaluar prej 807 personash që kanë arritur majen. Numri në rritje i njerëzve që ngjiten dhe vdesin në Everest ka bërë që thirrje që të kufizohen lejet.