11:48 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

7 fakte, se si udhëtojnë familjet mbretërore

Familja mbretëore ka një listë të madhe të rregullave, të cilave duhet t’u përmbahet. Kur bëhet fjalë për udhëtime, këto rregulla kanë të bëjë me bagazhet e tyre, ushqimin, gjërat që duhet të merren me vete, sa kohë duhet të jenë të pranishëm në atë ngjarje.

Shumë nga këto rregulla duken absurde, por arsyet janë të vërteta dhe logjike.

Këto janë disa nga rregullat që anëtarët e familjes mbretërore duhet t’i ndjekin kur udhëtojnë.

Udhëtimet e tyre janë të shkurtra dhe të mërzitshme

Ata mund të ëndërrojnë për udhëtime plot shëtitje dhe vizita të ndryshme. Mirëpo udhëtimet e tyre janë shumë të shkurtra. Ata madje e dinë kohën e saktë kur duhet të linin një ngjarje dhe të futen në makinë.

Duhet të kenë dy veshje identike

Në rast të ndonjë emergjence të pakëndshme,  shpejt duhet të jenë në gjendje të ndryshojë veshjen para se dikush të vërejë ndonjë gjë. Nuk duhet të ketë njolla, vrima ose qepje fare, transmeton Indeksonline.

Duhet të kenë një kostum të zi

Monarkët duhet të kenë gjithmonë një kostum të zi në bagazhin e tyre. Nuk është për raste zyrtare, është një veshje e veçantë në rast se ndonjë nga të afërmit ose miqtë e tyre vdes, ndërsa ata janë jashtë vendit. Në këtë mënyrë, pas kthimit të tyre, ata do të vishen si duhet.

Ata duhet të kenë një furnizim me gjakun e tyre

Në rast të urgjencës duhet të kenë një furnizim të gjakut të tyre, pasi që gjithmonë një mjek personal i tyre udhëton me ta.

Ata shoqërohen nga një grup i madh asistentësh

Kudo që të shkojnë, ata marrin me vete një grup të madh asistentësh. Sekretarët, parukierët, truprojat, stilistët, të gjithë ata që mund të jenë të dobishëm gjatë një udhëtimi, do të shkojnë patjetër me familjen.

Ata duhet të dinë të përshëndesin njerëzit në të gjitha gjuhët e botës

Duke qenë përfaqësues të Monarkisë Britanike, anëtarët e familjes duhet të mësojnë se si t’i përshëndesin njerëzit në gjuhë të shumta. Ata, gjithashtu duhet të dinë dhe të jenë në gjendje të demonstrojnë rregullat e mirësjelljes së vendit që ata do të vizitojnë

Një menu individuale për secilin anëtar të familjes

Është e ndaluar të shtoni qepë ose shumë erëza në ushqim./Indeksonline/