75 Mall Live Search
10:38 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / L A

7 kg drogë e trafikuar nga Kanadaja sekuestrohet në Tiranë, arrestohet një 22-vjeçar

Policia në Tiranë ka sekuestruar shtatë kilogramë drogë, të llojit kanabis, ku sipas organeve të rendit, lënda narkotike ishte e trafikuar nga Kanadaja.

Në njoftim bëhet e ditur se është finalizuar operacioni policor i koduar “Kontinenti” ku një 22-vjeçar është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

Derisa Policia ka bërë të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi i pakos.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.