08:20 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

7 lloje pyetjesh që nuk duhet të lejoni t’jua bëjnë gjatë një interviste pune

Ok, jeni në një intervistë pune dhe sigurisht që njeriu që keni përballë do t’ju njohë. Në mënyrë që të kuptojë më shumë për ju, ai nis bën pyetje. Papritur, pyetjet tingëllojnë më konfidenciale nga ç’duhet, por jeni ju që duhet të kujtoheni se është intervistë pune dhe jo bisedë në kafe me shokun. 

Nëse gjatë një interviste ju bëhen pyetje të ngjashme me ato të renditurat në vijim, keni gjithë të drejtën e botës të mos përgjigjeni dhe t’i kujtoni intervistuesit t’i përmbahet kushteve dhe kërkesave të pozicionit të punës. 

1.

“A je i/e martuar?  A ke fëmijë? Sa vjeç janë?”

2.

“Kur jeni diplomuar?”

3.

“Në cilën shkollë keni studiuar?”

4.

“Cilat janë pikëpamjet tuaja për abortin, vaksinimin? Po besimi fetar?”

5.

“Nga jeni me origjinë?”

6.

“Sa e kishe rrogën në punën e mëparshme?”

7.

“Vuani nga ndonjë sëmundje?”