7 Marsi, Haxhiu: Mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka uruar mësimdhënësit me rastin e Ditës e Mësuesit, që shënohet sot më 7 mars.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit për kontributin dhe përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj.
“Sot, më 7 mars, Ditën e Mësuesit, shpreh mirënjohjen time për të gjithë mësimdhënësit që çdo ditë e mbajnë gjallë misionin fisnik të dhënies së dijes. Në duart e tyre fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes, qytetarisë dhe së ardhmes së vendit. Me përkushtimin e tyre të përditshëm, mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë. Urime 7 marsi!”, shkroi kryeparlamentarja.

