06:59 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

7 mënyra për t’i nxehur gjërat në dhomën e gjumit!

Lojërat me temperaturën në shtrat mund ta bëjnë seksin me partnerin/en më argëtues, më të kënaqshëm dhe mbi të gjitha, një eksperiencë krejt të re! Nëse jeni kuriozë dhe entuziastë për të provuar gjëra të reja, ja 7 mënyra fare të thjeshta për ta bërë:

– Shkrini pak çokollatë të nxehtë: Vendoseni në zonat më erogjene të partnerit tuaj (të pasmet, gjinjtë, barku, gishtat e duarve, këmbëve, qafa etj) dhe hiqeni vetëm duke përdorur buzët dhe gjuhën.

– Në të njëjtat zona, mund të vendoni kube akulli të sapodalë nga frigoriferi.

– Ndryshoni temperaturën e gojës duke pirë diçka të nxehtë, përpara se të shkoni poshtë…

– Përdorni lubrifikim të ftohtë/të ngrohtë (Po, ka të tillë).

– Shfrytëzoni kokën e dushit.

– Përdorni masazhin me qirinj aromatikë.

– Nëse ju pëlqejnë qirinjtë, çojeni lojën në nivel tjetër duke luajtur me dyllin – Shihni si ta bëni këtë në mënyrë të kujdesshme, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.