7+ në ndeshjen mes Galatasarayt dhe Elfsborgit të Arbër e Besfort Zenelit

Një ndeshje spektakolare u zhvillua në Europa League, mes Galatasarayt dhe Elfsborgit, ku u shënuan 7 gola.
Gjigabti turk shënoi fitore ndaj skuadrës ku luajnë dy vëllëzërit kosovar, Arbër e Besfort Zenelit, me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.
Galatasaray e nisi shumë mirë ndeshjen, ku shkoi në pushim me epërsi prej tre golave.
Icardi ishte i pari që realizoi gol në minutën e 28-të.
Një autogol nga Pettersson dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të, ndërsa pas pesë minutave realizoi Yilmaz.
Elfsborg shënoi dy gola të shpejtë, me Hult në minutën e 53-të dhe Baidoo i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 64-të.
Akgun vulosi fitoren e Galatas në minutën e 83-të, ndërsa Larson ngushtoi rezultatin në 4-3, në 90+2./IndeksOnline/