75 Mall Live Search
15:14 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

7 orë para derbit Gjilani – Drita, policia bllokon rrugët rreth stadiumit

Duke parë interesimin e madh për ndeshjen Gjilani – Drita, Policia e Kosovës ka marrë shumë herët masat që niveli i sigurisë të jetë i lartë.

7 orë para ndeshjes rrugët rreth stadiumit janë bllokuar për qarkullim me automjete.

Sipas pritjeve sonte do të jenë të pranishëm mbi 10 mijë shikues në stadiumin Fadil Vokrri.

Ndeshja fillon nga ora 20:00. /Indeksonline/