75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / C E

7 persona futen në lokal dhe rrahin barbarisht 20-vjeçarin/ Dy shqiptarë në kërkim

Një 20-vjeçar në Greqi u dhunua barbarisht nga një grup prej shtatë personash.

Referuar mediave greke, ngjarja ndodhi në një lokal dhe pjesë e grupit dhunues ishin edhe dy shqiptarë.

I riu u përpoq të largohej kur i pa, por ai u ndoq nga grupi dhe u dhunua e më pas njëri prej tyre e qëlloi me armë në këmbë.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga policia.

Mes tyre janë identifikuar edhe dy shqiptarë të moshës 21 dhe 29 vjeç.